Zëvendësministri i Kulturës, Daim Luçi, gjatë takimit të tij të punës në Çanakala, R. e Turqisë realizoi takim me Ismail Kashdemir, ish-deputet dhe drejtor aktual i lokalitetit historik të Galipolit, ku gjatë luftës së Parë Botërore është zhvilluar beteja për Çanakalanë.
Në takim të dy bashkëbiseduesit kanë biseduar për mbrojtjen dhe promovimin e vlerave të përbashkëta kulturore-historike si dhe për planet e ardhshme në fushën e kulturës.
Daim Luçi gjatë qëndrimit në Çanakala realizoi takim edhe me guvernatorin e fushës Bajramiq, Alper Tash. Në takim u diskutua për marrëdhëniet midis dy shteteve, historinë e përbashkët dhe promovimin e vlerave kulturore.