Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska sot realizoi takim me ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës, Xhang Xuo.
Në takim të dy bashkëbisedusit shprehën kënaqësi nga bashkëpunimi i deritanishëm në pjesën e kulturës mes dy shteteve që veçanërisht është shprehur përmes themelimit të institucionit „Konfucij“ dhe këndit Kinez.
Ambasadori Xuo në takim potencoi bashkëpunimin e mirë të planit bilateral si dhe bashkëpunimin përmes kontakteve që u mundësuan me iniciativën për bashkëpunim kulturor mes RP të Kinës dhe shtetet e Evropës Qëndrore dhe Lindore (EQL), bashkëpunimi i cili fatkeqësisht është reduktuar ndjeshëm në të kaluarën për shkak të pandemisë globale. Ai shprehu shpresë se në periudhën në vijim Ministria e Kulturës e Republikës Popullore të Kinës do të realizojë aktivitetet e përfshira në Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.
Ministrja Kostadinova-Stojçevska sërish shprehu falënderim për mbështetjen e deritanishme të RP të Kinës në fushën e kulturës, duke theksuar nevojën për shkëmbim më të madh të përvojave me ekspertë kinezë në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe dixhitalizimit.
Ministrja Bisera Kostadinovska-Stojçevska dhe ambasadori Xhang Xuo shprehën shpresën se në periudhën e ardhshme shkëmbimi i artistëve, manifestimeve dhe festivaleve që do të mbahen në të dyja vendet do të intensifikohet dhe thellohet.