Kostadinovska-Stojçevska dhe Ticinjski: Shkëmbimi i përmbajtjeve kulturore në mes Maqedonisë së Veriut dhe Polonisë

од admin_kult

Vazhdimi dhe thellimi i bashkëpunimit në mes dy shteteve ishte tema e takimit të sotëm të punës mës ministres së Kulturës Bisera Kostdinovska-Stojçevska dhe ambasadorit të Republikës së Polonisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Vojciex Ticinjski.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se tradicionalisht ka bashkëpunim të mirë në fushën e kulturës mes dy vendeve, me ngjarje kulturore të realizuara, në baza reciproke, nga të gjitha aktivitetet. Kostadinovska-Stojçevska dhe Ticinjski diskutuan për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të ndërlidhura në të dyja vendet, ku ministrja Kostadinovska-Stojçevska theksoi se shkëmbimi i përvojave në disa fusha është gjithmonë i mirëseardhur.

Ata ranë dakord se është një rëndësi e veçantë vazhdimi i bashkëpunimit tradicional ndërmjet institucioneve në fushën e mbrojtjes, konservimit dhe arkeologjisë, si dhe bashkëpunimi në art, botim, film dhe teatër. Kostadinovska-Stojçevska informoi se artistët maqedonas këtë vit do të prezantohen në ngjarje të ndryshme kulturore në Poloni, duke përfshirë performancat në studion e vallëzimit “Dansërs Junajted” në Festivalin Botëror të vallëzimit të valltarëve me Sindromën Daun në Varshavë, ndërsa artisti i baletit Andi Ismaili do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Baletit Modern në Debica të Polonisë.

Ambasadori polak i bëri ftesë Ministres së Kulturës për të marrë pjesë në aktivitetin që do të shënojë Ditën Kombëtare të Polonisë më 6 maj në Filarmoninë.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе