Në skenën „Dollni Saraj“ në suaza të mbrëmjes Serbe të „Verës së Ohrit“ sonte nga ora 21 do të performojnë violinisti sërb me renome botërore Stefan Millenkoviq dhe ansambli kamertal „Kamera“ nga Novi Sad.
Me performancën e Stefan Millenkoviq dhe interpretimit të projektit atraktiv „Karmina Burana“ nga Karl Orf, me regji të Ana Kërstajiq, festivali „Vera e Ohrit“ vazhdon traditën për bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Sërbisë në vendin tonë.