Simon Trpçevski sonte me projektin „Makedonisimo“ në Shkup

од admin_kult

Pianisti maqedonas me renome, Simon Trpçeski dhe shokët e tij, sonte në pllajën përballë Operës dhe Baletit Kombëtar, me fillim nga ora 20:00, do të realiojnë premierë projektin muzikor ndërkombëtar „Makedonisimo”.

Bëhet fjalë për projekt në suaza të të cilit muzika popullore maqedonase përpunohet në mënyrë origjinale nga kompozitori Pande Shahov.

Ekipi i kuintetit „Makedonisimo” përbëhet nga Aleksandar Krapovski në violinë, Aleksandar Somov në violonçel, klarinetë, saksofon dhe Hidan Mamudov në kaval, ndërsa pas bastmenëve është Vllatko Nushev.

Projekti, që premierën botërore e pati pesë vjet më parë në festivalin prestigjioz muzikor në Ludvigsburg të Gjermanisë, pas Shkupit, është planifikuar të shfaqet në Shtip më 25 shtator dhe në Manastir më 26 shtator.

Të tri shfaqjet publiku do të mund t’i ndjekë falas.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе