NJË PËRKUJTIM: Ka ndërruar jetë Maestro Fimço Muratovski

од admin_kult

Në moshën 91-vjeçare ka vdekur Maestro Fimço Muratovski, dirigjent i shkollës fillore dhe drejtor artistik në vend.

Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska dërgoi telegra ngushëllimi familjes së Fimço Muratovskit.

“Maestro Muratovski, me profesionin e tij, ishte një baba që vendosi standarde si në skenë edhe muzikë, poashtu edhe në kulturën e jetës në hapësirën tonë. E kujtojmë si një person energjik, një punëtor kulturor që ështe i lidhur gjatë gjithë jetës me kulturën maqedonase, me emocion dhe pasion individual.

Duke ia kushtuar jetën e tij artit në një mënyrë që vetëm ai e dinte se si, Muratovski na kujton se disa histori nuk kanë fund dhe janë gjithmonë të detyrueshme për të zbuluar, mësuar dhe ushqyer kulturën muzikore, thuhet në telegramin e ngushëllimit. Fimço Muratovski është një nga doajenët e muzikës maqedonase, operës dhe skenës së baletit, me mbi 40 vjet veprimtari artistike interpretuese.

Shkollën e muzikës e kreu në Akademinë e Muzikës në Zagreb dhe më pas e kreu një vit specializimin në Konservatorin e Shën Petersburgut. Që nga viti 1959 ishte i angazhuar vazhdimisht, fillimisht në Operën dhe Baletin e Teatrit Kombëtar të Maqedonisë së Veriut, pastaj si dirigjent dhe drejtor i Filarmonisë së Maqedonisë së Veriut, për t’i dhënë fund jetës së tij të punës si profesor ordinar në Fakultetin e Muzikës në Shkup në të cilin ai ishte dekan për dy vite.

Gjatë veprimtarisë së tij artistike, ai vuri në skenë dhe dirigjoi më shumë se 40 vepra operistike dhe baleti nga repertori klasik, bashkëkohor dhe vendas, si dhe në skenën e koncerteve interpretoi një numër të madh veprash simfonike dhe dhomës me theks të veçantë në krijimtarinë vendase të cilën e propagandoi me afinitet të veçantë gjatë vizitave të shumta në ish-Jugosllavi, Poloni, Gjermani, Itali, Bullgari, Rumani, ish-republikat sovjetike, Meksikë etj.

Ai ishte themelues dhe dirigjent i Orkestrës Odore të Rinisë së Maqedonisë, si dhe dirigjent dhe drejtor artistik i Orkestrës Kamerike të MRTV-së. Në vazhdën e veprimtarisë së tij arsimore si profesor, duke përcjellë përvojën e tij të pasur artistike, ai edukoi breza të rinj dirigjentësh, këngëtarësh dhe muzikantësh orkestralësh, të cilët ende punojnë dhe aktrojnë me sukses brenda dhe jashtë vendit.

Për veprimtarinë e tij profesionale dhe shoqërore, Fimço Muratovski ishte fitues i çmimit shtetëror “11 Tetori”, si dhe i çmimit të Lidhjes së Kompozitorëve të Maqedonisë së Veriut “Gjeorgji Bozhikov”, çmimi për vepër jetësore të Shoqatës së pedagogëve të baletit muzikor etj.

Përkujtimi me rastin e vdekjes së Fimço Muratovskit do të mbahet të enjten, më 15 shtator, në ora 12:00 në sallën e vogël të Filarmonisë.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе