Shpallet konkursi për mbështetjen e zhvillimit profesional të kuadrove deficitare në fushën e kulturës për vitin 2024

од admin_kult

Ministria e Kulturës shpalli sot Konkursin për mbështetjen e zhvillimit profesional të kuadrove deficitare në fushën e kulturës (kuadro deficitare në art dhe në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore) për vitin 2024.

Shqetësimi për artistët e rinj dhe për kuadrot deficitare, si masë, në thelb tregon komplementaritetin mes kulturës dhe arsimit si raport që ndikon pashmangshëm në avancimin e dijes dhe afirmimin e kulturës në botë.

Në këtë kontekst, Ministria siguroi mjete pa kthim nga buxheti i Maqedonisë së Veriut për vitin 2024, mbështetje për artistët e rinj, e cila në të ardhmen do të ndikojë në ngritjen e kapaciteteve profesionale të institucioneve në fushën e kulturës dhe zhvillimin e këtyre artistëve si kuadër profesional, dhe sigurisht që është i rëndësishëm në drejtim të uljes së shpenzimeve të shkollimit dhe formimit profesional të tyre të mëtejshëm.

Këto bursa krahas sigurimit të një të ardhme në fushat deficitare  të kulturës dhe mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, ofrojnë edhe standard më të lartë studentor dhe kujdes për profesionistët e rinj të ardhshëm në fushën e kulturës.

Aplikantët nuk duhet të jenë më të vjetër se 27 vjet për ciklin e parë të studimeve, ose 30 vjet për ciklin e dytë të studimeve, ose 35 vjet për ciklin e tretë të studimeve.

Regjistrimi në Konkurs bëhet me aplikim elektronik në Portalin Nacional për shërbime elektronike: https://uslugi.gov.mk, duke filluar nga sot, 20 nëntor 2023 në ora 9:00, përfunduar me ¬¬¬¬¬¬¬¬ ¬¬ ¬¬¬¬¬¬¬¬¬22.12.2023 në orën 23:59.

Aplikantët nuk duhet të jenë më të vjetër se 27 vjet për ciklin e parë të studimeve, ose 30 vjet për ciklin e dytë të studimeve, ose 35 vjet për ciklin e tretë të studimeve.

Regjistrimi në Konkurs bëhet me aplikim elektronik në Portalin Nacional për shërbime elektronike: https://uslugi.gov.mk, duke filluar nga sot, 20 nëntor 2023 në ora 9:00, përfundimisht me ¬¬¬¬¬¬¬¬ ¬¬ ¬¬¬¬¬¬¬¬¬22.12.2023 në orën 23:59.

Për rezultatet e Konkursit, aplikantët do të njoftohen në bazë të Ligjit për Kulturë. Për çdo projekt të dorëzuar, përdoruesi do të njoftohet në mënyrë elektronike. Rezultatet e Konkursit do të publikohen edhe në faqen e Ministrisë së Kulturës.

Informacion më të hollësishëm për kriteret dhe matësit në bazë të të cilave do të vlerësohen aplikimet, dokumentacionin e nevojshëm dhe mënyrën e financimit mund ta merrni në linkun e mëposhtëm: https://uslugi.gov.mk/…/ konkurs-za-poddrshka- na…#

Për të gjitha informatat shtesë në lidhje me konkursin, të interesuarit mund të kontaktojnë Ministrinë e Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në adresën elektronike: deficittarnikadri@kultura.gov.mk.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе