Kostadinovska-Stojçevska në Ditën Botërore të Fëmijëve: Është obligim që çdo fëmijë të ketë të njëjtat mundësi

од admin_kult

Në shënimin e Ditës Botërore të Fëmijëve, Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, së bashku me fëmijët e familjeve të rrezikuara sociale ishin të pranishmit sot në Teatrin për fëmijë dhe të rinj.

Shfaqja “Bizelja dhe princesha” me regji të Srgjan Janakijeviqit u luajt për publikun më të ri dhe më të sinqertë.

“Të gjithë fëmijët janë njësoj të rëndësishëm dhe kanë të njëjtat të drejta dhe është përgjegjësia jonë t’i sigurojmë ata. Të jesh pjesë e publikut më të sinqertë në një teatër është kënaqësi gjithmonë dhe kudo”.

Jeta nuk është si në përralla, por askush nuk ka të drejtë t’ua heqë imagjinatën fëmijëve. Kultivimi i qëndrimit ndaj kulturës është mënyrë e rëndësishme në ndërtimin e pikëpamjes së tyre pozitive për botën, sepse kultura dhe arti janë ana e bukur e jetës”, thotë ministrja e Kulturës.

Ajo theksoi se gjithçka që bëjmë, e bëjmë për fëmijët, për buzëqeshjen, gëzimin dhe të ardhmen e tyre. “Rrëfimet, temat, personazhet, mesazhet që dërgohen përmes teatrit janë frymëzim i pashtershëm për fëmijët, skenat dhe rreshtat mbeten në kujtesën e tyre për një kohë të gjatë. Ne krijojmë kushte të barabarta për të gjithë fëmijët dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale u mundësojmë fëmijëve nga familjet e rrezikuara sociale të shijojnë teatrin dhe të lulëzojnë me bashkëmoshatarët e tyre.” – tha ministrja Kostadinovska-Stojçevska.

Fëmijët vizituan edhe Muzeun e shkencave të natyrës, i cili është institucioni më i vjetër biologjik ku mblidhet, ruhet, studiohet, depozitohet dhe ekspozohet pasuria natyrore e vendit.

Ministrja theksoi se çdo fëmijë meriton kujdesin dhe vëmendjen e përditshme, sepse fëmijët janë shtylla e së ardhmes dhe e kulturës.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе