Me muzikë të Branisllav Nikollovit dhe Goce Jovanoskit dhe me poezi filmike të Dejan Trajkoskit, sot nga ora 19 në Shtëpinë Evropiane në Kriva Pallankë do të shfaqet projekti “Rimendimi – film, muzikë dhe poezi”.
Siç njoftojnë organizatorët, bëhet fjalë për projekt ndërdisiplinor në zhvillim: shkrirje e poezisë, filmit dhe muzikës.
– Ideja është të rimendojmë vepër arti dhe të krijojmë të re, në formë të ndryshme nga origjinali. Këto janë këngë të frymëzuara nga skena nga shumë filma. Poezia e Trajkoskit do të interpretohet nga Branisllav Nikollovi, me muzikë të krijuar nga Nikollovi dhe Jovanoski, të frymëzuar nga kompozimet origjinale filmike – thuhet në njoftim.
Projekti mbështetet nga Bashkimi Evropian dhe organizohet nga “Metrika Kultura”.