Ekspozita “Imaginarium” me ilustrime për fëmijë nga Hristina Mazneska

од admin_kult

Në galerinë QKR-së në mbrëmje nga ora 20:00 do të hapet ekspozita “Imaginarium” – ilustrime për fëmijë nga artistja akademike Hristina Mazneska. Në ekspozitën, e cila mund të vizitohet deri më 30 gusht, do të prezantohen rreth 50 ilustrime kreative shumëngjyrëshe për fëmijë të realizuara nga viti 2018 deri në vitin 2022.

Hristina Mazneska (Prilep, 1995) është artiste e gjithanshme e cila punon në fushën e arteve vizuele dhe të aplikuara. Ka diplomuar në Fakultetin e Arteve të Bukura në USHKM në klasën e prof. Zhaneta Vangelli në departamentin e Pikturës me modul dizajn-grafik. Ajo pati katër ekspozita personale në vend dhe mori pjesë në mbi tridhjetë ekspozita grupore dhe punëtori kreative.

Që nga viti 2018, ajo punon si ilustratore në projekte të shumta kreative. Deri më tani ka ilustruar dhe dizajnuar dhjetë libra të huaj për fëmijë.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе