Sheqeri i hidhur” nga Gjorgje Jovanoviq – promovim i botimit, bisedë me artistin dhe performancë muzikore

од admin_kult

Për të shënuar ditën e fundit të projektit të pavarur multimedial “Sheqeri i hidhur” i artistit maqedonas Gjorgje Jovanoviq, , në Muzeun e Artit Bashkëkohor në mbrëmje (16 shkurt) në ora 20:00 do të bëhet promovimi i botimit dhe bashkëbisedim me autorin në shoqërinë e Nikolla Gelevskit dhe kuratorit Vladimir Jançevski.

Nga MAB njoftojnë se do të bëhet fjalë për procesin specifik të punës dhe konceptualizimin e projektit, si dhe për referencat e shumta dhe ikonografinë e pasur, rolin e artit sot dhe rëndësinë e tij në kohët tona moderne, çështje që janë të pranishme në të gjitha veprat artistike të Jovanoviqit.

Pas promovimit, në orën 21:00 do të jetë performanca muzikore “Të debuarit nga Parajsa” nga Xhijan Emin dhe Georgi Shareski, të cilët do të performojnë në hapësirën e ekspozitës.

Projekti multimedial i Gjorge Jovanoviqit u hap më 19 shtator 2023 në kuadër të programit të MAB – Shkup dhe ngjalli interesim të madh te publiku dhe shënoi një frekuentim të shkëlqyer. Kuratorë të projektit janë Vladimir Jançevski dhe Bllagoja Varoshanec.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе