Sesion informativ  për „Programi Evropa Kreative 2021 – 2027“  i Bashkimit Evropian

од admin_kult

Ju njoftojmë se në organizimin e Ministrisë së Kulturës dhe Agjencisë së filmit të Republikës së Maqedonisë së Veriut më 29 mars të vitit 2022 në fillim të orës 11 në kinemanë „Frosina“  (E.P Qendra Kulturore Rinore Shkup) do të mbahet sesioni Informativ i parë për  „Programi Evropa Kreative 2021 – 2027“ i Bashkimit Evropian.

Eventi ka për qëllim që të prezantoje ciklin e ri programorë të programit  „Evropa Kreative – Nënprogrami Kultura dhe MEDIA  “ përpara shfrytëzuesve potencial të programit nga sektori kulturor,kreativ dhe audiovizual, si dhe para publikut më të gjerë. Në suaza të sesionit, të pranishmit do të kenë mundësi që të njoftohen me prioritetet dhe qëllimet e thirrjes aktuale aplikim „Projekti për bashkëpunim Evropian“ (Nënprogrami Kultura) dhe thirrjet e reja për zhvillim,promovim dhe shpërndarje të filmit evropian dhe industritë audiovizuale (Nënprogrami MEDIA).

Ju lutemi që prezencën tuaj në event ta konfirmoni më së voni deri më 28 prill ( ora 12) edhe atë për përfaqësuesit e sektoreve kulturore dhe kreative në e-mail adresat në vijim: biljana.prentoska@ced.mk dhe dejan.kotevski@ced.mk , ndërsa për përfaqësuesit e sektorit audiovizual në e-mail adresën: mirchevska.ivana@filmagency.gov.mk .

Shtojcë: Programi i eventit

Ju falënderojmë për bashkëpunimin.

Ekipi i Evropës Kreative të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе