Shfaqje teatrore në nder të Goran Stefanovski, një nga dramaturgët më të rëndësishëm dhe më të interpretuar maqedonas

од admin_kult

Përmes shfaqjes teatrore të dedikuar Goran Stefanovskit, shkolla e aktrimit e Vesna Petrushkevskës, KMK Produksioni dhe Teatri Kombëtarë i Maqedonisë do t’i bëjnë homazh njërit prej dramaturgëve më të rëndësishëm dhe më të interpretuar maqedonas në përgjithësi.

-Për herë të parë në skenë do të dëgjohen  tekstet e tij gjeniale nga libri „Kurth“. Ky libër i përmban të gjithë sekretet e zanatit të dramës edhe në periudhën kundrejt krijimit dhe ndërtimit të një personazhi. Në kuptimin e vërtetë të fjalës për një aktor sfidë, për aktorët e rinj një sfidë dhe shprehi mendimi dhe aktrimi.Gorani është identiteti jonë, dramaturgu ynë me i mirë. Teatri nuk do të  ishte i njejtë në qoftë se nuk do të ekzistonte Gorani. Gorani është dashuri- theksoi Petrushevska.

Goran Stefanovski (1952 – 2018) është dramaturg maqedonas, profesor univerziteti dhe akademik. Përfaqësues është në dramaturgjinë maqedone dhe autorë i skenareve për telenovela, filma dhe drama. Dialoget e dramave në veprat e tij edhe pas 30 viteve pasqyrojnë realitetin aktual në Maqedoninë e Veriut. Veprat e Sefanovskit janë interpretuar në të gjithë skenat maqedone,në të gjihtë qendrat e dikurshme të Jugosllavisë si dhe në qendrat teatrale në botë : Paris, Budapestë,Londër,Sofje,Moskë…..

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе