Seancë e Këshillit Kombëtar për mbrojtjen e trashëgimisë Kulturore

од admin_kult

Këshilli Kombëtar për mbrojtjen e trashëgimisë Kulturore, organ ekspert dhe këshillimor i Ministrisë së Kulturës, në vazhdim të seancës së dytë që u mbajt dje (17.11.2022), shqyrtoi disa projektakte për shpalljen e të mirave kulturore si trashëgimi me rëndësi të veçantë.

Në takimin ku mori pjesë edhe ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska,ishte hapur diskutim i veçantë për çdo të mirë kulturore.

Në suaza të takimit, anëtarët e Këshillit Kombëtar për mbrojtjen e trashëgimisë Kulturore në mënyrë unanime dhanë mendim pozitiv për propozimet për shpalljen e trashëgimisë kulturore të një rëndësie të veçantë, nënkategori me rëndësi të madhe për Kompleksin Monumental – fsh. Gorno Vranovci, Komuna e Çashkës dhe Sahatit të Kullës në Manastir, si dhe Aktin për shpalljen e trashëgimisë kulturore të luajtshme – koleksion arkivor nga fondi familjar: FONDI 580 “VËLLEZËRIT MANAKI” – MANASTIR 1853-1964″ për trashëgiminë kulturore me rëndësi të veçantë, nënkategori me rëndësi të jashtëzakonshme.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе