Programi i filmit në Kinematekën e Maqedonisë së Veriut në pjesën e parë të tetorit është pjesë e dy festivaleve: Festivali i Filmit për të Rinj „Xhifoni” – Maqedoni dhe Festivali Ndërkombëtar i Filmave Debutues „Kinenova”.
Menjëherë pas tyre, në disa termine do të mund të transmetohet „Po tamburi / Tune Up, 2021″ e autorit kroat Stanislav Tomiq.
Nga data 15 deri më 18 tetor në orën 20:00. në programin e kinemasë janë Ditët e Filmit Gjerman. „Njeri sipas madhësisë suaj, „Rabije Kurnaz kundër Xhorxh Bush i Ri“, Aeiou: Alfabeti i shkurt i dashurisë“, dhe „Bastardi“, janë filmat që do të shfaqen.
Vend i është rezervuar edhe filmit dokumentar maqedonas „Anije me perla” të regjisorit Aleksandar Zikov dhe skenaristit dhe personazhit kryesor në këtë doku-dramë aventureske, Regina Ikonomovska.
Në programin e tetorit do të ketë edhe një dokumentar nga produksioni maqedonas: „Trn” nga autorët Stole Angelov dhe Nikola Pijamanov, film kushtuar aktorit, aktivistit dhe luftëtarit për të drejtat qytetare – Stojan Vellkov-Trn. Më pas, më 20 tetor (e enjte) do të shënohet përvjetori – 15 vjet nga xhirimet e filmit „I përmbysur” – film artistik me regji të Igor Ivanov-Izi, përgaditur në baz[ romanin „Kërthiza e botës” të Venko Andonovski, i cili është edhe ko-skenarist.
Do të shfaqet edhe filmi „Arizona Dream” i Emir Kusturicës, si dhe hiti kinematografik norvegjez „Njeriu më i keq në botë” i regjisorit Joakim Trir.