S H P A L L J E PËR INSTITUCIONET KOMBËTARE NGA FUSHA E KULTURËS PËR DORËZIMIN E DRAFT-PROGRAMIT VJETOR PËR VITIN 2023

од admin_kult

Në përputhje me nenin 70 të Ligjit për Kulturë („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 31/98, 49/03, 82/05, 24/07, 116/2010, 47/2011, 51/2011, 136/12, 23/13, 187/13 , 44/14, 61/15, 154/15, 39/16 dhe 18/11), institucionet kombëtare në qershor në vitin aktual për vitin e ardhshëm dorëzojnë në Ministrinë e Kulturës draft-programin vjetor për veprimtarinë e institucionit.

Në draft-programin vjetor janë të shprehura mjetet e nevojshme për: aktivitetet programore, shpenzimet operative të institucionit, pagat dhe kompenzimet tjera për të punësuarit dhe bashkëpunëtorët e jashtëm të cilët do të angazhohen për realizimin e programit, shpenzimet materiale dhe shpenzimet për mirëmbajtjen e investimeve, sigurimin, adaptimin dhe furnizimin e pajisjeve për institucionin.

Draft- programi vjetor përmban projekte me specifikimin e shpenzimeve sipas qëllimeve dhe aktiviteteve. Në draft-programin shprehen mjetet që planifikohen të realizohen në tjera baza, siç janë: të ardhura personale, të ardhura nga shërbimet dhe donacionet.

Formulari për draft-programin vjetor dhe formularet për projekte individuale sipas veprimtarive të veçuara duhet të merren nga ueb-lokacioni i Ministrisë së Kulturës (www.kultura.gov.mk) , të plotësohen në formë elektronike duke shënuar të dhëna në vendet e caktuara dhe të vërtetohen me vulë të institucionit dhe me nënshkrim të personit të autorizuar. Për çdo projekt individual plotësohet formular i veçantë me veprimtarinë përkatëse. 

Me formularet e plotësuara, detyrimisht duhet të bashkëngjiten dokumentet e kërkuara që janë të shënuara në çdo formular të veprimtarisë përkatëse.

Me formularet mund të dorëzohen edhe dokumente/materiale për shpjeguar më tej projektet për të cilat insitucioni vlerëson që është e nevojshme që t’i dorëzojë. Dokumentet/materialet e dorëzuara me formularet nuk kthehen.

Për çdo informacion shtesë në lidhje me formularet, mund të drejtoheni tek Ministria e Kulturës, në departamentin përkatës.

Theksojmë se formularet e pakompletuar dhe që nuk janë të plotësuar plotësisht nuk do të shqyrtohen- pa dokumentacion të bashkëngjitur.

Formular për draft-programin vjetor për institucionet kombëtare për vitin 2023

Formular për projekte nga fusha e arteve vizuele,arkitekturës dhe dizajnit

Formular për projekt nga fusha e veprimtarisë së dramës – amaterizëm

Formular për manifestime dhe festivale

Formular për projekt nga fusha e veprimtarisë së muzikës skenike dhe folklorit

Formular për projekt nga fusha e veprimtarisë së dramës- produksionit dhe performancës profesionale

Formular për projekt nga fusha e veprimtarisë ndërkombëtare 

Formular për mirëmbajtje investuese dhe aktuale të objekteve  dhe pajisjeve në prona shtetërore

Formular për projekte nga fusha e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore të paluajtshme 

Fromular për projekte nga fusha e mbrojtjes së të mirave audiovizuele

Formular për  projekte nga fusha e veprimtarisë muzeale dhe mbrojtja e trashëgimisë jomateriale kulturore

Formular për projekte nga fusha e veprimtarisë bibliotekare

Formular nga fusha e integrimeve evropiane

Formular për projekte nga botimi elektornik

Formular për revista

Formular për publikime

Formular për botimin e mbajtësve të tingullit dhe imazhit

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе