Projekti “Z-nja & Z-njsha X” nga Marija Pavlovska do të prezantohet në edicionin e gjashtë të ekspozitës bienale të artit bashkëkohor, e cila do të hapet në Venecia, Itali, nga 23 prilli deri më 27 nëntor 2022.
Pas prezantimit të Bienales XIII në Firence në tetor 2021, projekti “Z-nja & Z-njsha X “u prezantua gjithashtu në Bienalen e Vizatimit OSTEN 2022.
Siç informon artistja Pavlovska, kjo është ftesa e saj e dytë për prezantim dhe pjesëmarrje në Qendrën Kulturore Evropiane (ECC), në kuadër të Bienales kryesore të 59-të të Venecias 2022.
Ndryshe, ekspozita e gjerë do të prezantojë përzgjedhje të veprave të artit të artistëve, fotografëve dhe skulptorëve të njohur dhe aktual ndërkombëtar, si dhe do të ekspozohen projekte nga institucionet akademike botërore. Punimet do të ekspozohen në vendet historike në Palaco Bembo, Palaco Mora dhe Kopshtet Marinaresa.