Në sallën kamertale të Filarmonisë sonte do të mbajë recital Filip Petreski, një prej fizarmonistëve më të shquar të rinj maqedonas.
Programi përmban vepra nga: Zollotarjov, Allbenic, Semjonov, Doga, Zubicki dhe Pjacolla.
Përveç Filip Petreskit, në recital do të marrin pjesë Hristijana Mateska dhe Viktor Kulleski në fizarmonikë, Alleksandra Çurukoska në kontrabas, Marija Gjoshevska dhe Marijana Nikollovska në piano, Marija Trajkovska në violinë dhe Alleksandar Pop-Hristov në kitarë.