Punëtori e UNESKO: Të dhënat e sakta në kulturë mundësojnë krijimin e politikave dhe strategjive reale për kulturën

од admin_kult

Ministria e Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit dhe Byronë Rajonale të UNESKO-s për shkencë dhe kulturë në Evropë sot organizuan punëtorinë onlajn ku u prezentua pilot implementimi i projektit „Treguesit tematikë për kulturën e UNESKO-s në Agjendën për vitin 2030 “ në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në qytetin e Shkupit.

Në emër të ministres së kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska fjalim mbajti Sekretarja e Përgjithshme e Komisionit Nacional për UNESKO, Tatjana Kraljevska-Llazarova, e cila theksoi se të dhënat e sakta në kulturë mundësojnë krijimin e politikave dhe strategjive reale për kulturën.

„Kjo është një ditë e mirë edhe për kulturën, veçanërisht kur bëhet fjalë për fillimin e një projekti të udhëhequr organizatë eminente si UNESKO”. Përshëndes dhe i gëzohem fillimit të sotëm të realizimit të projektit jashtëzakonisht të dobishëm për zbatimin e treguesve tematikë për kulturën nga Agjenda 2030 e Kombeve të Bashkuara. Jam e bindur se ekipi ynë i ekspertëve, i përbërë nga përfaqësues nga Ministritë e Kulturës, Arsimit dhe Shkencës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Qytetit të Shkupit, Entit Shtetëror të Statistikave, së bashku me përfaqësuesit e Zyrës Rajonale të UNESKO-s për shkencë dhe kulturë në Evropë, sot do të realizojnë punëtori të suksesshme përmes së cilës do të fitojnë trajnime të vlefshme për Treguesit Tematikë, të cilët janë metodologji revolucionare dhe inovative për matjen dhe monitorimin e zhvillimit të kulturës”, tha Kraljevska-Llazarova. Ajo shtoi se kjo iniciativë e UNESKO-s është në përputhje me përkushtimin për rolin thelbësor të kulturës në zhvillimin e qëndrueshëm dhe si kornizë e treguesve tematikë synon të mbështesë dhe plotësojë treguesit globalë të vendosur në Agjendën 2030 për matjen e kontributit të kulturës në nivel kombëtar dhe në implementimin lokal.

„Kjo ështëpunë e voluminoze, por falënderuese për të promovuar rëndësinë e kulturës dhe kreativitetit. “Ju uroj fillim të suksesshëm të mbushur me njohuri, përvojë dhe kënaqësi nga epilogu i punës në këtë projekt nga Agjenda e Kombeve të Bashkuara 2030”, potencoi Kraljevska-Llazarova duke iu drejtuar në emër të ministres së Kulturës.

Në punëtori fjalim patën përfaqësuesi i Qytetit të Shkupit, si dhe Mateo Rosati, nënpunës përgjegjës i Departamentit të Kulturës dhe Sinisha Sheshum, udhëheqës i Zyrës së Antenës së UNESKO-s në Sarajevë, Zyra Rajonale e UNESKO-s për shkencë dhe kulturë në Evropë. Treguesit tematikë për kulturën në agjendën për vitin 2030 i prezantoi ekspertja rajonale e UNESKO-s, Alma Mrgan-Slipiceviq. Pjesëmarrës në punëtori ishin përfaqësues nga ministritë e tjera, institucionet kombëtare, institucionet vendore, si dhe nga sektori i shoqërisë civile.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе