Zëvendësministri i Kulturës, Daim Luçi, me rastin e Ditës së alfabetit shqip, 22 Nëntor, mori pjesë në promovimin e librave të botuar nga Bashkësia Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Ngjarje të tilla, e veçanërisht aktivitetet me rastin e përkujtimit të datave të rëndësishme, siç është 22 Nëntori, ngjallin shpresë dhe paraqesin nxitje për rëndësinë e librit si rrugë unike dhe perspektivë gjithëpërfshirëse në shoqërinë tonë moderne.