Libri i ri me fotografi “Rokçeto” i poetit maqedonas Nikolla Maxhirov, me ilustrime të Aneta Ilievskës, do të promovohet sot (30 janar) në ora 19, në librarinë e re “Literatura.mk superstor”. Libri do të promovohet nga Olivera Qorveziroska dhe Ermis Llafazanovski.
“Rokçeto” është libri i parë për fëmijë i Nikolla Maxhirovit, një ndër poetëve bashkëkohorë maqedonas më të shquar dhe një ndër poetet më të përkthyer. Duke ruajtur fillin e tij të veçantë poetik, Maxhirov shkroi një përrallë autori bazuar në tregimin me të njëjtin emër nga zona e Strumicës të mbledhur nga folkloristi Ivan Kotev.