Në Muzeun e Luftës Maqedonase sot (e martë, 5 mars) nga ora 18:30 do të bëhet promovimi i librit “Kostumi në Maqedoni nga shfaqja e fotografisë deri më sot” nga Zorka Todorova-Mlladenoviq, botim i Shtëpisë botuese “Ars Lamina”.
Botimi sublimon njohuritë që autori ka marrë përmes edukimit profesional në fushën e kostumografisë dhe dizajnit të modës, por edhe nga përvojat e punës, mbi të gjitha, si kostumografi e filmit dhe muzeut.
Libri përmban citate nga romani “Krpen Zhivot” (Jetë e arnuar) nga Stale Popov, ku përshkruhen në detaje procedurat e krijimit të veshjeve në shtëpi, si dhe janë përfshirë dëshmitë e figurave historike nga fillimi i shekullit të 20-të në Maqedoni.