Komisioni nacional për UNESCO-n e Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton për thirrjen e publikuar nga UNESCO drejtuar shteteve anëtare për dorëzimin e propozim-projekteve në kuadër të Programit për pjesëmarrje të UNESCO-s për periudhën 2024-2025

од admin_kult

Bazuar në Rezolutën 42 C/47 të miratuar në Konferencën e përgjithshme të 42 të UNESCO-s në vitin 2023, shtetet- anëtare ftohen, nëpërmjet komisioneve të tyre nacionale për UNESCO-n, t’i paraqesin UNESCO-s maksimum shtatë propozim-projekte nga pesë fushat kryesore programore të UNESCO-s: arsim, shkenca natyrore, shkenca shoqërorë, kulturë, komunikim dhe informacion dhe një projekt rajonal, jo më vonë se 29 shkurt 2024.

Kushtet e aplikimit

  • Bartës i projektit: Person juridik që mund të sigurojë zbatimin cilësor të projektit.
  • Korniza dhe qëllimet e projektit: Projekti duhet të jetë në pajtim me prioritetet e miratuara të UNESCO-s për pesë fushat kryesore të programit: arsim, shkenca natyrore, shkenca shoqërore, kulturë, komunikim dhe informacion, që i përmban dokumenti 42 C/5 Buxhet dhe programi2024 – 2025.

(https://unesdoc.unesco.org/ark:/48223/pf0000385118)

  • Niveli i projektit dhe buxheti: Në nivel nacionale- projekte me mbështetje financiare deri në 26. 000 dollarë amerikan, në nivel subrajonal dhe inter-rajonal, projekte me mbështetje financiare deri në 28. 000 dollarë amerikan kurse në nivel rajonal, projekte me mbështetje financiare deri në 38. 000 dollarë amerikan.
  • Afati i realizimit për projektet e miratuara: 31.12.2025

Kujtojmë se për projekte në nivel rajonal, subrajonal dhe inter-rajonal, me ndërmjetësimin e Komisionit nacional për UNESCO të Republikës së Maqedonisë së Veriut, është e nevojshme të sigurohen dy deri në tre letra mbështetëse nga shtetet e tjera. Në mënyrë që Komisioni nacional për UNESCO të dorëzojë propozim-projekt në pajtim me afatin e paraparë, është e nevojshme që personat juridikë të dorëzojnë formularët e plotësuar në anglisht ose frëngjisht si dhe në gjuhën maqedonase, në Komisionin nacional për UNESCO, jo më vonë se 1 shkurt 2024. Propozimet e projekteve, përveç në formë letre, duhet të dorëzohen edhe në formë elektronike, në adresat elektronike të specifikuara në këtë thirrje, në mënyrë që ato të dorëzohen nga Komisioni nacional për UNESCO-n e Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes platformës online të UNESCO-s.

Kujtojmë se propozim-projektet e dorëzuara pas afatit, 1 shkurt 2024, si dhe ato që nuk janë plotësuar plotësisht, nuk do të merren parasysh.

Informacione më të hollësishme në lidhje me Programin e pjesëmarrjes së UNESCO-s për periudhën 2024-2025 dhe procedurën e dorëzimit të propozime-projekteve së bashku me formularët mund të merren dhe shkarkohen nga ky link:

https://unesdoc.unesco.org/ark:/48223/pf0000388017.locale=en

Adresa për dorëzimin e propozime-projekteve me postë dhe mënyrë elektronike:

Ministria e Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut

– Komisioni nacional për UNESCO i Republikës së Maqedonisë së Veriut

rr. “Gjuro Gjakoviq” nr. 61

1000 Shkup

Adresat elektronike:

  t.kraljevska@kultura.gov.mk dhe ljupco.smilev@kultura.gov.mk

Telefonat: 02/3240 591 dhe 3240 517

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе