Projeksione filmash me rastin e 60 vjetorit të vdekjes së Milton Manaki

од admin_kult

Me rastin e 60-vjetorit të vdekjes së Milton Manakit, nesër (5 mars) filmi dokumentar për veprimtarinë fotografike të Janaki dhe Milton Manaki “Manaki – Tregim në foto” dhe e gjithë krijimtaria prej 42 filmash që këta pionerë ballkanas të kinomatografisë  që i kanë regjistruar me kamerën kulte “Kamera 300”.

Më herët, me fillim nga ora 18:00, Robert Jankullovski, profesor i rregullt në Fakultetin e arteve të figurative në USHKM dhe themelues i “Qendrës Maqedonase për Fotografi”, do të mbajë prezantim me titullin “Fotografitë e Manaki-t, regjistrimet në kohë”.

Më pas vijon shfaqja e filmit dokumentar “Manaki – tregim në foto” (2018, 70 min., bardh e zi/ngjyrë) me regji të vetë Jankullovskit, me skenar të Ilindenka Petrusheva dhe Jankulovski.

Në orën 20:00 do të bëhet shfaqja e 42 titujve të vëllezërve Manaki të regjistruar me aparatin e tyre me nr. 300, të cilin vëllai i vogël Miltoni ia dorëzoi Arkivit Shtetëror të Maqedonisë në vitin 1963, para vdekjes së tij. Në vitin 1996, Kinoteka bëri kopje arkivore mbrojtëse 35 mm të këtyre shiritave origjinalë të filmave nitrate, dhe në 2012/2013 ato u digjitalizuan dhe u restauruan në mënyrë digjitale në Laboratorin Hungarez të Filmit në Budapest. Menjëherë më pas, materialet e digjitalizuara u publikuan në DVD dhe u promovuan për publikun.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе