Premiera e shfaqjes “Gënjeshtra” më 15 tetor në MNT

од admin_kult

Gënjeshtra si fenomen, nëse dhe sa lejohet të gënjehet – tema kryesore e shfaqjes gënjeshtra, e cila do të shfaqet premierë në skenën e Teatrit Kombëtar të Maqedonisë më 15 tetor. Shfaqja komike është e bazuar në një tekst të shkrimtarit bashkëkohor francez Florian Zeller dhe është drejtuar nga Besfort Idrizi.

Pjesë e aktorëve janë Jordan Simonov, Gabriela Petrushevska, Oliver Mitkovski dhe Dragana Levenska.

Sipas regjisorit, “Gënjeshtra” është një tekst që flet se sa të sinqertë mund të jemi, sidomos në marrëdhëniet intime, pra kur, sa dhe nëse lejohet të gënjejmë fare. Edhe pse në kontaktin e parë me tekstin të krijohet përshtypja se tema kryesore e tij është marrëdhënia martesore apo tradhëtia, megjithatë, siç lë të kuptohet edhe vetë titulli, në fakt ajo që trajton teksti, por edhe loja jonë, është gënjeshtra si fenomen.

Shfaqjet e radhës janë planifikuar për datat 21 dhe 29 tetor me fillim nga ora 20:00.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе