Premiera e shfaqjes “Garderoba e grave” me regji të Natasha Poplavska në Teatrin e Komedisë.

од admin_kult

Sonte (26 tetor) në Teatrin e Komedisë do të shfaqet premierë shfaqja “Garderoba e grave” me regji të Natascha Poplavska, e bazuar në tekstin e autorit bashkëkohor çek Arnosht Goldflam.

Nga Teatri i Komedisë informojnë se është një shfaqje që na rrëfen historitë e katër aktoreve të moshave të ndryshme, të cilat duan gjëra të ndryshme, por ajo që i bashkon dhe i lidh është garderoba e tyre e përbashkët në prapaskenë dhe teatri në përgjithësi, me gjithë magjinë dhe pasionin e tij

 Rolet i  luajnë: Zhaklina Stevkovska, Zhaklina Petrovska Miljanovska, Eva Skenderovska, Tanja Mickov dhe Toni Denkovski. Autor i muzikës për shfaqjen është Risto Vërtev, kostumografia është e Ivana Karanfilovska Ugurovska, skenograf Vojdan Zaprov, ndërkaq ndriçues Milço Aleksandrov. Asistent regjisor është Ivan Vërtev, ndërsa dramaturge është Blagica Sekulovska.

Kjo komedi bashkëkohore është prodhuar nga Teatri i Komedisë, Ambasada e Republikës Çeke, MA2K Invest S.P.O. dhe SOR Libhavy OOD.

Repriza e parë e shfaqjes është më 28 tetor, ndërsa shfaqja e radhës e “Garderoba e grave” është më 1 nëntor.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе