Në hapësirën e sallës së baletit në Teatrin Kombëtar të Maqedonisë në mbrëmje (27 dhjetor) do të shfaqet premierë shfaqja “Bakhi: Agave”, sipas Euripidit dhe Tamara Baraçkov. Shfaqja është një projekt bashkëprodhues ndërmjet Peripetija Production – Shkup, Teatri Kombëtar Maqedonas dhe Teatri i Qytetit nga Janina, Greqi.
Në shfaqjen me regji të Nina Nikoliqit është përdorur edhe teksti i këngës “Mama është folje nga folja punon” të Momçilo Odaloviqit. Në role luajnë aktorët Simona Spirovska, Aleksandar Mihajlovski, ndërsa zëra të inçizuar kanë aktorët Grigor Jovanovski, Maria Kevrekidou, Ana Maria Butniok, Afrodita Anantasopollu dhe Darja Rizova. Skenograf është Angel Petrovski, kostumografe është Ivana Karanfilovska-Ugurovska, tingëlluese është Aleksandar Arsiq dhe dizajnere të ndriçimit: Daniela Atanasova dhe Gorjan Temelkoski.