“Më shumë se fjalë – Bllagoja Dërnkov në arkivin e muzeut etnologjik”

од admin_kult

“Më shumë se fjalë – Bllagoja Dërnkov në arkivin e muzeut etnologjik” titullohet ekspozita përfundimtare, që do të hapet sot (28 dhjetor) në ora 13:00 në Muzeun e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ekspozita realizohet për nder të mjeshtrit kreativ të fotografisë, fotografit dhe videografit Bllagoja Dërnkov, i cili me punën e tij ka dhënë kontribut të rëndësishëm në avancimin e muzeologjisë dhe etnologjisë.

Siç informojnë nga Muzeu i Maqedonisë së Veriut, në ekspozitë do të prezantohen 35 fotografi, që janë roje të rëndësishme të kujtesës si dëshmi për të ardhmen.

Fotot e këtij doajeni të fotodokumentacionit etnologjik japin kontribut të veçantë në dokumentimin dhe prezantimin e trashëgimisë sonë artistike dhe kulturore”, theksojnë nga ky Institucion Kombëtar.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе