Në skenën e Teatrit të Dramës – Shkup nesër (28 dhjetor) në ora 20:00 do të shfaqet premierë nga shfaqja “Rënia e Masadës”, sipas tekstit të Venko Andonovskit, me regji të Dejan Projkovskit.
Në shfaqje rolet i luajnë Aleksandar Stepanuleski, Jelena Zhugiq, Rubens Muratovski, Filip Trajkovski dhe Emilija Micevska. Asistent regjisor është Damjan Dimovski, skenografia dhe kostumografia janë të Valentin Svetozarevit, ndërsa muzika e Goran Trajkovskit.
Shfaqja “Rënia e Masadës” është premiera e fundit në Teatrin e Dramës për këtë vit.