Premiera botërore e filmit “Kajmak” të regjisorit të njohur maqedonas Milço Mançevski do të mbahet në Festivalin e 35-të Ndërkombëtar të Filmit në Tokio (TIFF), i cili do të mbahet nga data 24 Tetor deri më 2 Nëntor. Detajet e premierës u bënë të ditura në një konferencë për media në Muzeun e Artit Bashkëkohor, ku mori pjesë edhe ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, e cila e urroj Milço Mançevskin dhe gjithë ekipin e filmit të tij të ri, “Kajmak”.
– Premiera botërore në Tokio është një sukses i madh për ta, për filmin, por edhe për kinematografinë dhe kulturën maqedonase. Japonia u njohë me një film maqedonas për herë të parë në vitin 1995, kur “Para shiut” u shfaq në kinema dhe në televizion. Krahas komenteve të shkëlqyera të filmit, gazetat japoneze publikuan hartën e Evropës me Maqedoninë të rrethuar dhe në të njëjtat gazeta shpjegohej edhe si shqiptohet emri i vendit tonë. Disa vite më vonë, me “Prashina”, libraritë në Tokio publikuan top-listën e filmave të preferuar të Mançevskit – tha Kostadinovska – Stojçevska.
Ajo theksoi se filmat e Mançevskit afirmojnë kulturën dhe shtetin maqedonas në të gjitha kontinentet dhe janë vlerë e përhershme e kinemasë bashkëkohore maqedonase.“Herën e parë që isha në Tokio mbajta luanin e artë të Kurosava nga Venecia (për Rashomon) dhe pashë që dizajni i luanit ishte i ndryshëm nga i imi, organizatorët në Venecia kishin ndryshuar formën e trofeut në 30 vitet që kishin kaluar. “Tani do të kontrolloj nëse gjithçka është në rregull me luanin nga Tokio”, tha Mançevski.
Filmi “Kajmak” në Tokio do të shfaqet në përzgjedhjen zyrtare për çmime. Mançevski dhe një pjesë e kastit të “Kajmak” do të parakalojnë në tapetin e kuq në Tokio dhe do të marrin pjesë në dy biseda me publikun. Mançevski do të mbajë një masterklas të veçantë për audiencën profesionale japoneze dhe për studentët.Premiera maqedonase e filmit është planifikuar për në mes të nëntorit.
Filmi “Kajmak” është një bashkëprodhim evropian i mbështetur nga fondet shtetërore të Danimarkës, Holandës dhe Kroacisë, si dhe nga fondi më i njohur evropian Eurimazh. Agjencia e Filmit e Maqedonisë së Veriut ka siguruar 48 për qind të buxhetit, ndërsa Radio Televizioni Maqedonas është bashkëprodhues. Ekuipazhi përfshin gjithashtu regjisorë të pavarur nga Anglia, Italia dhe Serbia. Producent maqedonas i filmit është Banana Film me Jane Kjortoshev.