Me rastin e Ditës Botërore të Baletit, e cila këtë vit festohet më 2 nëntor, në skenën e Operës dhe Baletit Kombëtar sonte (1 nëntor) në orën 20:00, një nga perlat e artit të baletit, do të interpretohet klasikja luksoze e baletit “Rajmonda” nga Aleksandar Glazunov,. Dirigjente e shfaqjes është Bisera Çadlovska, koreografi Viktor Jaremenko nga Ukraina. Kostumet dhe skenografia janë të të ftuarve nga Ukraina, Gana Ipatieva dhe Andrej Zlobin.
Në rolet kryesore do të interpretojnë: Mimi Pop Aleksova Atanasovska, Balazh Loçei (Hungari), Abdurahman: Vasil Çiçiashvili (Gjeorgji), Iliana Danilov, Hristina Naqevska, Natasha Trendafilova Gicev, Igor Velanoski dhe Endrju Kuk (Angli).
Interpretojnë solistët, ansambli i baletit dhe orkestra e Operës dhe Baletit Kombëtar.
“Rajmonda” është balet në dy akte. Premiera botërore është mbajtur në Teatrin në Marinski në Shën Peterburg në janar 1898. Libreti për baletin “Rajmonda” bazohet në dramaturgjinë tipike që shënon kohën e romantizmit. Në dramat (tregimet) e këtij drejtimi artistik dominojnë temat e heroizmit, fisnikërisë, dashurisë, dinjitetit dhe nderit.