Në Muzeun e artit bashkëkohor më 8 prill ( e premte), në ora 20, do të hapet ekspozita e pavarur „Pejsazhet e admirimit“ të artistit Darko Alleksovski. Kuratorë të ekspozitës janë: Iva Dimovski,Vlladimir Jançevski dhe Bllagoja Varoshanec.
Nga MBA informojnë se „Pejsazhet e admirimit“është projekt artistik narrativ dhe hulumtues (vizatim dhe projeksion) i përbërë nga tre njësi të veçanta, të cilat plotësojnë njëra-tjetrën në mënyrë narative dhe formale.
Alleksovski ishte një nga tre autorët që morri çmimin për „Autori dhe vepra më e suksesshme “ në Bienalen e 13-të ndërkombëtare për artist të rinj në vitin e kaluar dhe siç potencojnë nga ky insitut Kombëtar edhe dy autorët e tjerë të shpërblyer nga Bienalja- Natasha Nedellkova dhe Driton Selmani- gjithashtu, gjithashtu, do të prezantohen me cilësime të pavarura në MAB.