Fillon „Vallëzimi fest  2022“

од admin_kult

Nën moton “Kemi 18 vjet që kërcejmë në skaj!”, të shtunën (9 prill) në orën 20 në skenën e Shtëpisë së ARM-së fillon edicioni i 18-të i „Vallëzimi fest”.

Në hapje do të prezantohen tri shfaqje vallëzimi: shfaqja “Kritika sociale” – Përtëritje e Ligjit për Manipulim nga neni 3 nga paragrafi 1, me koreografi të Boban Ruseski; shfaqja “Rruga kundrejt Hënës”, autorë dhe interpretues të së cilës janë Rade Obradoviq dhe Ana Obradoviq nga Novi Sadi, Serbi; kurse mbrëmja do të përmbyllet me veprën “Zanat dhe demonët”, në koreografi të Boban Ruseskit dhe Jovana Zajkovës.

Në edicionin e këtij viti të„Vallëzimi fest“ janë paraparë shfaqje mysafire të vallëzimeve bashkëkohore nga: Franca,Slovenija,Kosova,SHB si dhe forume, ligjërata dhe punëtori kushtuar kërcimit bashkëkohor.

Festivali do të  mbyllet me 20 prill me performancën e kompanisë së vallëzimit me renome  „Marta Gream“ nga Njujorku, SHBA ku do të ndahet edhe çmimi „Menada“.

Çmimi do t’i dorëzohet artistet aktuale, drejtoreshës së kompanisë, Xhenet Ajllber.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе