Monodrama „Ëndrrat e Hamletit“ në QIK Sofje

од admin_kult

Në galerinë e qendrës informative-Kulturore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Sofje sot (8 prill), në ora 19, do të mbahet monodrama „Ëndrrat e Hamletit“e dramaturgut, kritikes dhe anëtares së Institutit Ndërkombëtar të Teatrit të njohur ukrainase, Nina Mazur. Monodrama është nën regjinë dhe interpretimin e aktorit dhe regjisorit kosovar Mentor Zumberaj.

Siç informojnë nga QIK Sofje, Zumberaj është një nga aktorët më të njohur në Kosovë, profesor në Universitetin e Prishtinës dhe doktorant në Fakultetin e Arteve Dramatike në Shkup. Ai është autor i dhjetëra monodramave, roleve filmike, shfaqjeve për fëmijë dhe fitues i shumë çmimeve dhe mirënjohjeve. Veprat e tij janë interpretuar në të gjithë botën, në Itali, Maqedoninë e Veriut, Rumani, Shqipëri, Kosovë, Slloveni, Greqi, Ukrainë, Bullgari, SHBA, Egjipt, Holandë, Mongoli, Zvicër dhe shumë vende të tjera. Ai është kryetar i Institutit Ndërkombëtar të Teatrit të Kosovës.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе