Pavijoni i Maqedonisë në Venecia do të hapet me ekspozitën “Mes shpresës dhe frikës” nga Janeshlieva

од admin_kult

Me projektin “Inter spem et metum/Mes shpresës dhe frikës” të artistes Sllavica Janeshlieva, sot në Skuola dei Laneri, shkollë katolike e shekullit të 16-të në Venecia, zyrtarisht do të mbahet pavioni maqedonas i Bienales së 60-të të Artit në Venecia.

Bartës i projektit, i cili realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, është Galeria Nacionale e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Komisionere është Dita Starova-Qerimi, kurse kuratore Ana Frangovska.

Projekti transmedial dhe transnarrativ i Sllavica Janeshlievës është një instalacion hapësinor i rafinuar vizualisht dhe konceptualisht i cili na hedh në mbeturinat civilizuese në një mënyrë shumë të ndjeshme dhe përrallore.

– Nëpërmjet platformave dhe materialeve multidimensionale mediatike, si pupla, tabela led-neon, projeksione, pasqyra, Janeshlieva na prezanton me disa matrica konceptuale-narratologjike ku na ballafaqon me ndjenjën e të qenit i huaj, dhe atë që është kudo, tek vetja, tek ju, tek ato, tek ne. Konkretisht, na përballet me pranimin ose mospranimin e kualifikimeve të veçanta nga ato të shumicës, pavarësisht nëse diversiteti bazohet në gjini, orientim seksual, pamje, sjellje, sëmundje, kombësi, fe, gjuhë, bindje politike. – thonë Galeria Nacionale.

Edicioni i 60-të i Bienales së Artit të Venecias zhvillohet nga 20 prilli deri më 24 nëntor, i kuruar nga drejtori artistik i Muzeut të Artit të Sao Paulos, braziliani Adriano Pedrosa, dhe tema e përgjithshme është “Të huajt kudo”.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе