Opera “Kavalerija Rustikana” sonte  në OBK

од admin_kult

Në Operën dhe Baletin Kombëtar sonte nga ora 20:00 do të interpretohet opera “Kavalerija Rustikana” e Pietro Maskanji me regji të Xhandomeniko Vakari nga Italia.

Do të performojnë solistët Blagica Pop Tomova, Zoran Sotirov, Boris Trajanov, Nikolina Janevska dhe Marika Popoviq, kori dhe orkestra e OBK-së. Dirigjent është Ivan Eminoviq, skenograf Zoran Nikolovski, kostumografi Elena Donçeva, koncert mjeshtër Jane Bakevski, maestro kori është Gjurgica Dashiq dhe Jasmina Gjorgjeska.

– “Kavalerija rustikana” është ndër titujt më të pëlqyer dhe më të interpretuar të operës edhe sot e kësaj dite në skenat e operës botërore. Opera rrëfen  histori tragjike për trekëndëshin e dashurisë, për traditën që pengon pasionin dhe dashurinë, urrejtjen dhe hakmarrjen… – thuhet në njoftimin e OBK-së.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе