NJOFTIM

од admin_kult

Ne inkurajojmë operatorët maqedonas kulturor dhe personat juridik që aplikojnë në thirrjet e Evropës Kreative që në projektet e tyre të përfshijnë partnerë nga Ukraina.

Në përputhje me prioritetet e BE-së, Komisioni Evropian ka vendosur të ndajë fleksibilitet maksimal për projektet e Evropës Kreative që përfshijnë organizatat ukrainase, dhe pjesë nga buxheti i lëvizshmërisë së artistëve të dedikohet për mbështetje të artistëve ukrainas.

Më 4 dhe 5 prill të vitit 2022, Drejtoria e Përgjithshme për arsim, rini, sport dhe kulturë e Bashkimit Evropian mbajti takim në Luksemburg në të cilin u diskutua situata në Ukrainë dhe masat për të ndihmuar skenën kulturore atje.

Në takim u shqyrtuan mundësitë për veprime të mëtejshme të përbashkëta për mbështetje të sektorëve kulturorë, kreativ dhe audiovizualë si përgjigje kundrejt krizës në Ukrainë. Komisionerja Maria Gabriel informoi se më shumë se 20 iniciativa tashmë janë nisur nga vendet anëtare të BE-së të platformës Creatives Unite.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе