Në mbrëmjen (31 maj) në ora 19:00 në Teatrin e Dramës- Shkup do të mbyllet solemnisht “Festivali i 25-të ndërkombëtar i monodramës” me ndarjen e çmimeve dhe shfaqjen e shfaqjes “Incident i çuditshëm me qenin gjatë natës”. në sallën e I.N Teatri nacional- Manastir 2024”.
Shfaqja do t’i kushtohet fituesve të çmimeve dhe publikut teatror që e ndjek prej dy dekadash e gjysmë festivalin, i cili këtë vit realizohet me sloganin “Liria jeton këtu”.
Shfaqja “Një incident i çuditshëm me qenin gjatë natës” është një përshtatje e autorit e Simon Stevens bazuar në motivet e romanit të Mark Haddon. Regjia është Zoja Buzalkovska, dramaturge Aleksandra Boshkovska, kostumet janë të Elena Vangellovska dhe Rade Vasilev, ndërsa skenografia është e Konstantin Tërpenoski. Muzika e autorit është e David Angellovskit, kurse koreografia dhe teknika “free running” nga Simon Simonovski.
Në rolet luajnë aktorët Damjan Cvetanovski, Trajanka Ilieva Veliq, Aleksandar Stepanuleski, Emilia Micevska, Sonja Stambolxhioska, Jasmina Vasileva, Filip Trajkoviq, Stefan Vujishiq, Zllatko Mitreski dhe Nella Pavllovska.