Orkestra Filarmonike këtë të enjte në ora 20 do të mbajë koncertin “Ngjyra e basit”, në të cilin si solist i kontrabasit do të performojë Gjorgji Cincievski, ndërsa dirigjent është Sasho Tatarçevski. Në program përfshihen vepra të Stravinskit, Rotës dhe kompozitores maqedonase Darija Andovska.
Darija Andovska është kompozitore e muzikës orkestrale, kamertale, solo, vokale, muzikë për film, teatër dhe kërcim, si dhe projekte multimediale. Veprat e saj janë interpretuar në shumë festivale vendase dhe botërore dhe është vlerësuar si një nga kompozitoret më të rëndësishme të gjeneratës së re në Evropë dhe Ballkan.