Java e Filmit Frankofon ne Kinematekë

од admin_kult

Me shfaqjen e filmit “Çfarë themi, çfarë bëjmë”, të regjisorit Emanuel Mure, 24 mars (e enjte) ora 29 në Kinotekën e Maqedonisë së Veriut fillon Java e Filmit Frankofon.

Të premten në ora 20 do të mbahet shfaqja e filmit zviceran „ Familja“ i Frederik Bajif, ndërsa të shtunën në ora 18 do të mbahet shfaqja e filmit belg  „Virgjëresha nga Nil“ i Atik Rahimi. Pastaj, në ora 20 është caktuar shfaqja e dokumentarit rumun „ Rumania e Egër“.

Ngjarja realizohet me rastin e muajit të Frankofonisë, organizuar nga Instituti Francez në Shkup së bashku me Ambasadën e Zvicrës, Ambasadën e Rumanisë dhe Kinematekën e Maqedonisë së Veriut.

Përndryshe, të gjithe filmat do të shfaqen me titra në gjuhën maqedone, ndërsa për filmin rumun janë siguruar titra vetëm në gjuhën frënge, theksojnë nga instituti Francez në Shkup.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе