Në përputhje me nenin 8 të Ligjit për çmime shtetërore dhe Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për çmimet shtetërore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 52/06 dhe 54/07), me çmimin „Nënë Tereza“ jepet mirënjohje për realizimet në fushën e humanizmit dhe solidaritetit njerëzorë dhe për nxitjen, avancimin e mirëkuptimit midis njëri-tjetrit dhe zhvillimin e bashkëpunimit mes popujve dhe anëtarëve të bashkësive të ndryshme, kulturave dhe feve.
Në viti mund të ndahen më së shumti deri më 2 çmime, Çmimin shtetëror e ndan Komisioni për ndarjen e çmimit shtetëror „Nënë Tereza“,i përbërë prej një kryetari dhe 12 anëtarë,i cili shpall konkurs dhe miraton vendim për ndarjen e çmimit.
Konkursi zgjat nga 1 deri më 30 prill.
Çmimi shtetëror dorëzohet në Kuvendin e RMV më 26 gusht- ditën e lindjes së Nënë Terezës, për herë të parë është ndarë në vitin 2006.