Në Shtip do të mbahet manifestimi kushtuar Aco Shopovit

од admin_kult

Në sallën e ekspozitës “Galeria 22” në Qendrën e AK për Kulturë “Aco Shopov” – Shtip sot (20 dhjetor) në orën 12:00 do të mbahet manifestimi “Në nder të poetit”.

Në këtë manifestim do të jepet mirënjohje për afirmimin dhe popullarizimin e personazhit dhe veprës së Aco Shopovit, fitues i të cilit këtë vit është Paskal Gilevski. Pas dhënies së çmimit do të promovohen 10 vëllime me veprat e mbledhura të Rade Siljanit. Për veprat e Rade Siljanit do të flasin akademiku Vitomir Mitevski dhe Dr. Marina Mijakovska.

Manifestimi “Në nder të poetit”, me përmbajtje të modifikuar, organizohet që nga viti 1985, vetëm tre vjet pas vdekjes së poetit të madh Aco Shopov.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе