Në Qendrën Kulturore Informative- Zagreb ekspozita e Zhaneta Gelevska Velljanovska-Zhani

од admin_kult

“Ende besoj se mund të fluturoj” titullohet ekspozita e Zhaneta Gelevska Velljanovska-Zhani që u hap dje në mbrëmje në Qendrën Kulturore dhe Informative të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zagreb, Kroaci.

Ekspozita u organizua nga Qendra Kulturore Informative – Zagreb dhe Qendra “Mirë se erdhe Maqedoni”.

– Thënia “Unë ende besoj se mund të fluturoj”, titullin të cilën Zhani e merr si moton e kësaj ekspozite, shpreh qëndrim pozitiv për atë që do të thotë të jesh i përkushtuar ndaj asaj që vërtet e do si përcaktim, pikturimin dhe gëzimin që ka nda me ne. Krijimi i vepre arti mund t’ju stimulojë ndjenjat më të forta, t’ju bëjë të lumtur, të ndiheni sikur jeni vërtet duke fluturuar – thotë për ekspozitën artistja dhe kuratorja Dijana Tomi1q- Radevska. Ajo shton se “misteri i lojës ka hapësirën dhe kohën e vet, andaj, duke shfrytëzuar kohën dhe hapësirën reale, Zhaneta Gelevska Veljanovska na çon në botë imagjinare të hapësirave të tjera, të cilat kanë numër të pafund historish, të krijuara me kujdes duke konsideruar imagjinatën”.

Në QKI – Zagreb, të premten (15 shtator), me fillim nga ora 20:00, do të mbahet mini koncert nga pianisti i ri dhe premtues Viktor Rafailovski, i cili do të performoj në garën ndërkombëtare në Sanremo nga 19 deri më 25 shtator.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе