Në qendrën kulturore dhe informative maqedonase në Sofje u hapekspozitë e grafistëve nga Tetova

од admin_kult

Në galerinë e Qendrës Kulturore dhe Informative Maqedonase në Sofje u hap ekspozita “Arti si realitet i transformuar”, përbërë nga grafikët e autorëve të rinj nga Tetova, Berat Bekiri, Astrit Rexhepi dhe Ylber Dauti.

Në hapje para të pranishmëve u drejtua zëvendësambasadori i Maqedonisë së Veriut në Bullgari, Vladimir Krstevski, ndërsa drejtori i QIK në Sofje, Sashko Nasev tha se ekspozita do t’i japë audiencës bullgare dhe njohësve të grafikës dhe kulturës një mundësi që të njihen me artin e tyre.

Tre artistët që prezantohen për herë të parë para publikut në Sofje, më parë kanë pasur ekspozitat e tyre individuale në disa qytete të Maqedonisë së Veriut, Kosovës, Shqipërisë dhe Turqisë.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе