Në galerinë në Shtëpinë e Robevcit në Ohër, sot (15 korrik) në ora 20:00 do të hapet ekspozita e pavarur e pikturave të Bashkim Mexhitit. Në ekspozita do të prezantohen rreth 20 punime të realizuara vitin e fundit në teknikën e akrilikut në pëlhurë.
Bashkim Mexhiti ka diplomuar në Fakultetin e Arteve Figurative në Prishtinë, ku ka fituar titullin: Magjistër i Pikturës. Ai ka mbajtur ekspozita personale brenda dhe jashtë vendit.