Në oborrin e Ministrisë së Kulturës, me ekspozitë të DLUM-it do të shënohet Dita Botërore e Artit

од admin_kult

Me rastin e 15 Prillit – Ditës Botërore të Artit, në oborrin e Ministrisë së Kulturës sot (15 prill) në orën 13:30 do të hapet ekspozita “Kufiri i Lëvizur”. Ekspozita e organizuar nga Shoqata e Artistëve të artit Figurativ të Maqedonisë dhe Ministria e Kulturës do të jetë e hapur për publikun deri në ora 20:00 të së njëjtës ditë.

Edicioni i këtij viti i Ekspozitës Vjetore të DLUM “Kufinj të lëvizur” ka mundësi të shfrytëzojë ambientin e hapur – parkun e Ministrisë së Kulturës – dhe kështu përfshihet në festën e përbashkët të kësaj dite botërore të artit.

Duke e vendosur artin më pranë shikuesve, qoftë edhe kalimtarëve, ne vazhdojmë misionin, për të bërë artin ushqim shpirtëror, për të dërguar mesazh nëpërmjet tij dhe për të pyetur veten se sa të fuqishëm jemi që të bëjmë ndryshime.

„Kufinj të lëvizur” tashmë ka edicionin e gjashtë. Është  koncept-projekt kushtuar mediave të reja, duke vënë theksin tek proceset artistike të hapura ndaj ndryshimit, arti në harmoni me hapësirën, raporti mes artit dhe natyrës. Artistët e përzgjedhur për këtë edicion kalojnë kufijtë e mendimeve, eksperimentojnë me idenë e tyre dhe e gjithë kjo është rezultat i shqetësimeve, pyetjeve dhe përgjigjeve të mundshme që duhet të japin në veprat e tyre. Përzgjedhja e artistëve, kryesisht nga brezi i ri, me zgjidhjet e tyre nga viti i fundit i krijimit, sjellin energji lidhjeje me natyrën, por edhe përkushtim ndaj temave të përjetshme të pafundësisë, relativitetit të kohës, qasjes ekologjike ndaj ekzistencës, por edhe artistëve që i  përkushtohen përparimit në kufijtë e mirëkuptimit dhe shpresës. Në ekspozitë do të marrin pjesë 8 artistë: Marija Svetieva, Nenad Tonkin, Iva Stankovska, Darko Bazerko, Ana Trajkovska, Jana Jakimovska, Slavço Maksimovski dhe Ana Ivanovska.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе