Në mbrëmjen e Operës dhe Baletit Nacional (6 tetor) në orën 20:00 do të shfaqet premierë baleti bashkëkohor “SAGA” (Identitete). Vepra është me koreografi dhe regji të Risima Risimkin. Muzika është e Toni Kitanovskit, libreti i Matea Mijanoviq dhe Risima Risimkin, kostumet e Bllagoj Micevskit, dhe skenografia e Matea Mijanoviqit. Do të performojnë aktorët kryesorë, solistët dhe ansambli i baletit pranë I.N Opera dhe Baleti Nacional.
Publiku do të ketë mundësinë të shijojë performancën e jashtëzakonshme të aktorëve kryesor, solistëve dhe ansamblit të Baletit Nacional, të cilët përmes koreografisë së Risima Risimkin dhe magjisë së muzikës së Toni Kitanovskit, do të udhëtojnë nëpër botën magjike të tetëshes së shtatë”, njofton Opera dhe Baleti Nacional. Nga aty shtojnë se libreti bazohet në folklorin dhe poezinë bashkëkohore të autorëve maqedonas, në të cilin në qendër të vëmendjes është kënga “Vezillka” e të madhit Bllazhe Koneski.
Kjo vepër do të shfaqet para publikut nesër në mbrëmje (7 tetor).