Fillon edicioni i 11-të i Festivalit rinor “Xhifoni Maqedoni”

од admin_kult

Me shfaqjen e filmit “Të kthyerit” me regji të Xhuzepe Bonitos, mbrëmjen e djeshme në kinemanë “Milenium” u hap edicioni i 11-të i Festivalit i filmit rinor “Xhifoni Maqedoni”.

Mbi 550 pjesëmarrës nga nëntë shtete janë pjesë e edicionit të 11-të të “Xhifoni Maqedoni”, i cili do të zgjasë deri më 10 tetor. Në Qendrën Kulturore Rinore, Kinotekën e Maqedonisë së Veriut dhe kinemanë “Milenium”, pjesëmarrësit do të shikojnë filma, do të diskutojnë dhe do të marrin pjesë në punëtori kreative.

Festivali, përveç vendit tonë, këtë vit ka pjesëmarrës nga Italia, Serbia, Kosova, Bosnja, Greqia, Bullgaria, Rumania dhe Franca.

Për filmat që do të shfaqen në kuadër të Festivalit, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të takohen dhe të marrin pjesë në diskutime me regjisoren Dina Duma (për të moshuarit), me regjisorin rus Oleg Asadulin (për juniorët) dhe me aktoren serbe Miona Ilov (për kadetët). Do të mbahen nëntë punëtori, tre për juniorë dhe gjashtë për kadetë dhe të moshuar.

Programi i Festivalit këtë vit është pasuruar me segment të ri të quajtur EPIC (EPYC – Enhancing Peace through Youth Creativity). Bëhet fjalë për projektin për promovimin e paqes përmes krijimtarisë rinore (EPYC – Enhancing Peace through Youth Creativity), i mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe bashkëpunimit ndërkombëtar të Italisë në kuadër të programit që synon të kontribuojë në stabilizimin e rajonit dhe të mbështesë proceset për anëtarësim në BE.

Në kuadër të EPIC do të shfaqen 17 filma të shkurtër që do të garojnë për tre çmime. Do të organizohen dy panele me temë EPIC, me përfaqësues të festivaleve të filmit për fëmijë nga rajoni kurse të hënën do të shfaqet filmi dokumentar greko-italian “Nxënësit e Umberto Primos”.

Festivali do të mbyllet më 10 tetor në kinemanë Milenium, kur do të shpallen filmat fitues në të gjitha kategoritë konkurruese. Do të ndahen edhe çmimet nga konkursi EPIC. Do të shfaqen krijimet dhe shfaqjet skenike të përgatitura nga pjesëmarrësit e punëtorive krijuese.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе