Ka vdekur artisti i shquar maqedonas Jovan Balov, (61), i cili jetonte dhe punonte në Berlin të Gjermanisë.
Jovan Balov pati një rol ambasadori për kulturën maqedonase kur hapi galerinë “Prima Center” në Berlin në vitin 2004, ku me iniciativën e tij u zhvillua një jetë intensive artistike e artistëve nga Maqedonia e Veriut dhe rajoni.
Për veprimtarinë e tij është nderuar me mirënjohjen Hero i kulturës ballkanike, në Athinë në vitin 2007.
Në karrierën artistike 40 vjeçare, Balov realizoi projekte dhe ekspozita të shumta në Gjermani, Rusi, Slloveni, Francë, Greqi, Austri, Poloni, Finlandë, Izrael, Angli, Serbi, Itali dhe në shumë vende të tjera. Prezantimi i fundit është planifikuar për 21 tetor në një ekspozitë grupore në një galeri në Berlin.