Në kuadër të linjës programore ndërsektoriale të programit “Evropa Kreative”, janë hapur thirrjet e mëposhtme në fushën e medias për vitin 2024

од admin_kult
  • Thirrje për partneritete gazetareske – bashkëpunim, me afat të fundit për dorëzimin e Propozim-projekteve deri më 14 shkurt 2024 (17:00 koha e Evropës qendrore )

Lidhja e thirrjes:

  • Thirrje për partneritete gazetareske – pluralizëm, me afat të fundit për dorëzimin e Propozim-projekteve  deri më 14 shkurt 2024 (5:00 koha e Evropës qendrore )
  • Thirrje për mbështetje për edukimin mediatik, me afat të fundit për dorëzimin e Propozim-projekteve  deri më 7 mars 2024 (17:00 koha e Evropës qendrore )
  • Thirrje për partneritete gazetareske – bashkëpunim (CREA-CROSS-2024-JOURPART-COLLABORATIONS)

Në kuadër të “Linjës programore ndërsektoriale” të programit “Evropa Kreative 2021 – 2024”, Komisioni Evropian shpalli “Thirrjen për partneritete gazetareske-bashkëpunim” për vitin 2024, me afat të fundit për dorëzimin e propozim-projekteve deri më 14 shkurt 2024 (ora 17:00 koha e Evropës qendrore ).

Mbështetja e Bashkimit Evropian i referohet bashkëpunimit ndërkufitar të organizatave nga sektori i medias për të kontribuar në zhvillimin e biznes-modeleve inovative në fushën përkatëse dhe/ose zhvillimin e projekteve gazetareske në të gjithë Evropën.

Sektorët e mediave informative evropiane përballen me sfida të shumta. Qëndrueshmëria financiare e gazetarisë profesionale sot është nën presionin e ndryshimeve digjitale. Kjo thirrje, përmes së cilës inkurajohet bashkëpunimi ndërkufitar, synon të ndihmojë mediat evropiane në drejtim të përforcimit të qëndrueshmërisë dhe rezistencës së tyre.

Konsorciumet trans-nacionale (të cilat në kuadër të propozim-projekteve duhet të përbëhen nga organizata të sektorit të medias) janë të thirrura të inkurajojnë transformimin e medias, përkatësisht të zhvillojnë vërtetësinë në raportim dhe të mbështesin zhvillimin e aftësive të profesionistëve në këtë fushë, të zhvillojnë standarde për produksion mediatik, modelet e reja të biznesit, llojet e redaksive dhe formatet gazetareske, për të ndarë praktikat e mira, etj.

Buxheti i Bashkimit Evropian i paraparë për thirrjen është 6 milionë euro, ku çdo projekt merr maksimum 2 milionë euro. Shkalla maksimale e bashkëfinancimit të Bashkimit Evropian është 80% e buxhetit total të kualifikuar të projektit, domethënë pjesëmarrësit në projekt duhet të sigurojnë së bashku 20% të mbetur të buxhetit total të projektit nga burime të tjera.

Përbërja e konsorciumeve

Konsorciumet mund të përbëhen nga media jofitimprurëse, publike dhe private (përfshirë shtypin e shkruar/online, radio/podkastet, TV, etj.), si dhe organizata të tjera që merren me fusha dhe çështje të lidhura me median në aktivitetet e tyre, si p.sh. si shoqatat për media/gazetarë, organizata joqeveritare, fondet e gazetarisë dhe organizatat e angazhuara në trajnimin e profesionistëve të fushave përkatëse, etj.

Personat fizik NUK kualifikohen për të qenë pjesë e konsorciumeve (me përjashtim të personave të vetëpunësuar, përkatësisht tregtarë individualë, ku në organizatë/kompania personi juridik nuk është i ndarë nga entiteti juridik i personit fizik).

Konsorciumet duhet të përbëhen nga të paktën 3 partnerë nga të paktën 3 vende të ndryshme pjesëmarrëse në programin “Evropa Kreative“, por rekomandohet që më shumë organizata nga më shumë vende pjesëmarrëse në programin “Evropa Kreative” të marrin pjesë në konsorcium. Tendenca e thirrjes është që të ketë sa më shumë ndikim në të gjithë sektorin.

Aplikantët ftohen të krijojnë bashkëpunim ndërkufitar në sektorin e medias. Propozim-projektet duhet të zhvillohen në drejtim të ndërtimit dhe zhvillimit të modeleve më të mira të të ardhurave dhe monetizimit, qasje të reja për zhvillimin e audiencës, ndërtimin dhe marketingun e komunitetit, zhvillimin e standardeve të përbashkëta profesionale/teknike, lloje të reja redaksish, rrjete sindikale ose modele të tjera për shkëmbimin e përmbajtjes /të dhëna ndërmjet mediave të lajmeve në të gjithë BE-në ose për të ofruar ndihmë për organizatat e vogla mediatike.

Për sa i përket përmbajtjes, propozim-projektet duhet të synojnë përforcimin e efikasitetit dhe cilësisë së raportimit përmes bashkëpunimit inovativ gazetaresk. Projektet mund të eksperimentojnë me metoda dhe forma të reja inovative të prodhimit ose të kontribuojnë në standardet e cilësisë së lartë të prodhimit mediatik në mënyra të tjera. Propozim-projektet mund të zhvillohen në drejtim të përforcimit të shkëmbimit të praktikave më të mira midis gazetarëve dhe optimizimit të rrjedhës së punës për ato zhanre gazetareske që kërkojnë më shumë kohë dhe burime. Konsorciumet mund të fokusohen në (nën)sektorët e medias, për shembull TV, radio, media e shkruar, etj) dhe/ose zhanre gazetareske (për shembull gazetaria e të dhënave, gazetaria e specializuar, etj).

Propozim-projektet duhet të përfshijnë aktivitete që do të kontribuojnë në arritjen e qëllimeve të konsorciumit, si për shembull ngjarje, trajnime dhe seminare online për profesionistët e medias, programe shkëmbimi, skema mentorimi, hartimi i praktikave më të mira, zhvillimi i standardeve teknike në të gjithë sektorin, zhvillimi i udhëzimeve dhe standardet editoriale, prodhimi i udhëzimeve praktike, zhvillimi dhe testimi i platformave dhe zgjidhjeve teknike për shkëmbimin e ideve dhe praktikave më të mira, aktivitete promovuese ose aktivitete të tjera që synojnë mbështetjen e qëndrueshmërisë së një sektori/ve të caktuar. Inkurajohet ndarja e praktikave më të mira ndërmjet operatorëve dhe inkurajohet mbështetja për sektorët e medias që u mungojnë mjetet për t’u përshtatur me mjedisin digjital.

Paraqitja e aplikimeve

Aplikantët duhet të dorëzojnë Propozim-projektet e tyre jo më vonë se 14 shkurt 2024 (17:00 koha e Evropës qendrore ).

Aplikimet dorëzohen në mënyrë elektronike përmes “Funding and Tenders Opportunity Portal” të Komisionit Evropian, ku mund të gjeni dokumentet zyrtare të BE-së për thirrjen:

https://ec.europa.eu/info/funding-tenders/opportunities/portal/screen/opportunities/topic-details/crea-cross-2024-jourpart-collaborations?frameworkProgramme=43251814&callIdentifier=CREA-CROSS-2024-JOURPART

Në ndërkohë, ju informojmë se Komisioni Evropian dhe Agjencia ekzekutive për arsim dhe kulturë (EACEA) do të mbajnë seancë informuese për thirrjen më 6 dhjetor 2023. Për të marrë pjesë në seancë, mund të regjistroheni në lidhjen  e mëposhtëm:

https://digital-strategy.ec.europa.eu/en/events/online-info-session-journalism-partnerships-call-proposals-2024

  • Thirrje për partneritete gazetareske – pluralizëm (CREA-CROSS-2024-JOURPART-PLURALISM)

Në kuadër të “Linjës Programore Ndërsektoriale” të programit “Evropa Kreative 2021 – 2024”, Komisioni Evropian shpalli “Thirrjen për Partneritete Gazetare – Pluralizëm” për vitin 2024, me afat për dorëzimin e Propozim-projekteve deri më 14 shkurt 2024 (17:00 koha e Evropës qendrore ).

Bashkimi Evropian fton organizatat/ndërmjetësuesit të krijojnë skema të veçanta financimi në fushat e mediave informative që kanë rëndësi të veçantë për zhvillimin e demokracisë (siç janë mediat lokale/nacionale/rajonale, gazetaria e pavarur dhe hulumtuese dhe lajmet me interes publik që e rrisin transparencën në media).

Aplikantët e interesuar ftohen të krijojnë dhe zbatojnë skema financimi në sektorët e medias që janë të rëndësishme për zhvillimin e demokracisë dhe pjesëmarrjes qytetare, pra ato që do të kontribuojnë në forcimin e demokracisë, formësimin e debatit publik, ato që do të përfitojnë audiencën dhe komunitetit.

Propozim-projektet duhet të mbulojnë të paktën 4 vende nga Bashkimi Evropian dhe të fokusohen në zonat me furnizim të dobët të lajmeve dhe/ose tregjeve mediatike ku mungesa e pluralizmit është e dukshme.

Thirrja është e dedikuar për subjekte si shoqatat në fushën e medias, organizatat joqeveritare, organizatat jofitimprurëse, organizatat e shoqërisë civile, autoritetet publike, organizatat ndërkombëtare, universitetet, qendrat kërkimore, fondet e gazetarëve dhe organizatat për trajnimin e profesionistëve në fusha përkatëse, subjekte fitimprurëse, fondacione etj. Propozimet mund të dorëzohen ose nga aplikantë individualë ose nga konsorciume.

Aktivitete kualifikuese

Krijim të skemave financiare për të mbështetur organizatat e tjera mediatike është i detyrueshëm. Do të thotë, do të mbështeten aktivitetet që kontribuojnë në transformimin në fusha specifike të sektorit të medias, përkatësisht: inovacioni në prodhimin editorial (për shembull: formatet, përmbajtja), mbulimi i lajmeve dhe modelet e të ardhurave, përmirësimi i distribuimit dhe shpërndarjes së lajmeve, zhvillimi dhe angazhimi i audiencës, strategjitë e ndërtimit të shoqërisë dhe komunitetit, zhvillimi i mjeteve teknike dhe trajnimeve lidhur me temat e përmendura. Aplikantët mund të propozojnë edhe aktivitete shoqëruese, si zhvillim standardesh, indikatorë, këshilla ligjore, trajnime etj.

Paraqitja e aplikimeve

Aplikantët duhet të dorëzojnë Propozim-projektet e tyre jo më vonë se 14 shkurt 2024 (17:00 koha e Evropës qendrore ).

Aplikimet dorëzohen në mënyrë elektronike përmes “Funding and Tenders Opportunity Portal” të Komisionit Evropian, ku mund të gjeni dokumentet zyrtare të BE-së për thirrjen:

https://ec.europa.eu/info/funding-tenders/opportunities/portal/screen/opportunities/topic-details/crea-cross-2024-jourpart-pluralism?frameworkProgramme=43251814&callIdentifier=CREA-CROSS-2024-JOURPART

Në ndërkohë, ju informojmë se Komisioni Evropian dhe Agjencia ekzekutive për arsim dhe kulturë (EACEA) do të mbajnë seancë informuese për thirrjen më 6 dhjetor 2023. Për të marrë pjesë në seancë, mund të regjistroheni në lidhjen  e mëposhtëm:

https://digital-strategy.ec.europa.eu/en/events/online-info-session-journalism-partnerships-call-proposals-2024

  • Thirrje për mbështetje për edukimin mediatik 2024 (CREA-CROSS-2024-MEDIALITERACY)

Mbështetja për edukimin mediatik zbatohet në kuadër të “Linjës së nënprogramit ndër-sektorial” të programit “Evropa Kreative”. Qëllimet specifike të kësaj linje programore janë forcimi i mjedisit mediatik të larmishëm, të pavarur, të lirë dhe pluralist, gazetaria cilësore dhe edukimi mediatik, përmes të cilit ushqehet liria dhe shprehja artistike, dialogu ndërkulturor dhe përfshirja sociale.

Qëllimi i thirrjes

Qëllimi i thirrjes është t’u ofrojë qytetarëve mundësinë për të zhvilluar mendimin kritik dhe kompetencat gjatë përdorimit të mediave. Edukimi mediatik është mjet i fuqishëm për të reduktuar ndikimin e dezinformatave. Në këtë drejtim, përmes mbështetjes së edukimit mediatik, Bashkimi Evropian dëshiron të inkurajojë shkëmbimin e njohurive, politikave dhe praktikave në këtë fushë specifike.

Aktivitete kualifikuese

Aktivitetet që do të mbështeten në kuadër të kësaj thirrje kanë të bëjnë me projekte bashkëpunimi me synime të përcaktuara qartë që do të kontribuojnë në avancimin e fushave të caktuara të edukimit mediatik. Projektet duhet të përmbajnë të paktën dy nga fushat e mëposhtme të aktivitetit:

  • Ndarja e praktikave më të mira nga projektet inovative të edukimit mediatik që marrin parasysh ndryshimin e ekosistemit mediatik, në veçanti tejkalimin e kufijve kulturorë, nacional ose gjuhësor, në mënyrë që të inkurajohet dhe forcohet bashkëpunimi ndërmjet rajoneve të ndryshme në Evropë.
  •  Zhvillimi i mjeteve inovative, interaktive online që do të ofrojnë zgjidhje për sfidat ekzistuese dhe të ardhshme në mjedisin online, duke përfshirë dezinformimin.
  •  Zhvillimi i materialeve dhe mjeteve që do të ndihmojnë qytetarët të zhvillojnë qasje kritike ndaj medias dhe të njohin dezinformatat dhe të reagojnë në përputhje me rrethanat.
  • Zhvillimi i praktikave të edukimit mediatik të përshtatur me mjedisin mediatik në ndryshim, i cili përfshin teknikat manipuluese dhe prodhimin mediatik të bazuar në inteligjencën artificiale.

Të gjitha Propozim-projektet duhet të kenë parasysh angazhimin dhe përfshirjen e qytetarëve, përkatësisht kulturën e pjesëmarrjes si aspekt bazë të Propozim-projektit të tyre.

Aktivitetet kualifikuese për Thirrjen për Edukim Mediatik për vitin 2024:

  •  Krijimi dhe/ose shpërndarja e materialit shumëgjuhësh dhe/ose shumë-kulturor që përfshin përmbajtje ndërvepruese për të përmirësuar kapacitetet digjitale të qytetarëve, të kuptuarit e tyre të peizazhit mediatik dhe rezistencën e tyre ndaj dezinformimit.
  • Krijimi i materialeve për qytetarët dhe trajnerët që i referohen të gjitha grupmoshave dhe grupeve sociale.
  • Zhvillimi i zgjidhjeve inovative të edukimit mediatik që përshtaten me peizazhin e ardhshëm mediatik (projekti mund të përfshijë prototipe, por mund të mos fokusohet ekskluzivisht në zhvillimin e IT-së).
  • Trajnime për qytetarë dhe edukatorë, duke përfshirë shkëmbimin e praktikave më të mira që kalojnë kufijtë gjuhësorë, nacional dhe kulturor.
  • Organizimi i ngjarjeve publike dhe/ose punëtorive për rritjen e ndërgjegjësimit dhe shkëmbimin e praktikave më të mira.
  •  Aktivitete të drejtuara nga komuniteti për të përshtatur dhe vënë në dispozicion mjetet dhe materialet e lartpërmendura.

Aplikantët e kualifikuar

Persona juridikë (privat ose publik) që operojnë dhe janë të regjistruar në vendet pjesëmarrëse në programin “Evropa Kreative”. Konsorciumi partner duhet të përbëhet nga të paktën 3 partnerë me seli ligjore në 3 vende të ndryshme pjesëmarrëse në program. Konsorciumet partnere mund të përfshijnë organizata fitimprurëse dhe jofitimprurëse, institucione publike (nacionale, rajonale dhe lokale), organizata ndërkombëtare, universitete dhe institucione arsimore, organizata mediatike, institucione kërkimore dhe teknike, ofrues të shërbimeve teknike me ekspertizë në edukimin mediatik dhe median digjitale.

Për këtë thirrje janë siguruar 2.000.000 euro nga programi “Evropa Kreative”. Shuma maksimale e mbështetjes është 500.000 euro për projekt, dhe bashkëfinancimi i BE-së është deri në 70%. Kohëzgjatja e projekteve është deri në 24 muaj.

Paraqitja e aplikimeve

Aplikantët duhet të dorëzojnë Propozim-projektet e tyre jo më vonë se 7 Mars 2024 (17:00 koha e Evropës qendrore ).

Aplikimet dorëzohen në mënyrë elektronike përmes “Funding and Tenders Opportunity Portal” të Komisionit Evropian, ku mund të gjeni dokumentet zyrtare të BE-së për thirrjen:https://ec.europa.eu/info/funding-tenders/opportunities/portal/screen/opportunities/topic-details/crea-cross-2024-medialiteracy?closed=false&programmePeriod=2021%20-%202027&frameworkProgramme=43251814&pageNumber=2

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе